Arti i kinezit me jelekët e shpëtimit të refugjatëve në Berlin shokon gjithë botën (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:37 14-02-2016

Qindra-mijëra refugjatë nga Siria kanë humbur jetën në detin Egje, nderkohë që artisti kinez, Ai Wei Wei ka “veshur” me mijëra jelekë shpëtimi kollonat e Konzerthaus në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka marrë 14 000 jelekë shpëtimi të përdorura nga refugjatët nga ishulli grek Lesvos për të përfunduar këtë art. Qëllimi i këtij arti është që të tregojë vështirësitë e jetesës së refugjatëve, të cilët përpiqen për të arritur në Europë ndërmjet detit Egje, duke rrezikuar jetën e tyre për një nivel jetese më të mirë.

“Refugjatët nuk mbarojnë asnjëherë. Nuk është diçka e re, por në këtë moment në Greqi është përhapur shumë. Në vitin 2016 nuk mund ta lejojmë këtë situatë. Duhet të ndihmojmë refugjatët në këto momente për një të ardhme më të mirë”, ka thënë artisti kinez. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023115873336792
array(1) { ["section"]=> string(94) "arti-i-kinezit-me-jeleket-e-shpetimit-te-refugjateve-ne-berlin-shokon-gjithe-boten-video-32532" }