Artikulli i BILD për lobimin rus të Bashës, flet Edi Paloka: Taulant Balla nuk boton dot te ajo media prestigjoze, e hoqën…

Publikuar tek: politike, më 20:38 20-01-2020 Artikulli i BILD për lobimin rus të Bashës, flet Edi Paloka: Taulant Balla nuk boton dot te ajo media prestigjoze, e hoqën… Ish-deputeti demokrat Edi Paloka

Ish-deputeti demokrat Edi Paloka ka folur për herë të parë për artikullin e djeshëm të gazetës gjermane Bild, për lobimin rus të PD, artikull i cili më pas u fshi.

I ftuar në Ora News, Paloka nuk sqaroi qartë sesi qëndronte e vërteta e botimit të artikulli dhe fshirja pas dy orësh e tij, por hodhi akuza ndaj Sekretarit të PS Taulant Balla.

“Nuk punon njëri nga PD te Bild. Bild është ajo gazetë që është, nga më prestigjozet në botë. Ajo që u botua është ribotim nga MotherJones ose MotherSoros. Se kështu e kam quajtur unë. Janë marrë para për ta publikuar andej.

Sipas kësaj i bie që Basha bleu Putinin, bleu dhe Trumpin që të bllokonte integrimin e Shqipërisë. Këtu nuk ka asnjë intrigë.

Pyesni Taulant Ballën pse u hoq ai shkrim, se sapo doli ai shkrim ky zotëria e nxori në faqen e tij. Ajo është gazetë serioze dhe nuk mund të botojë Taulant Balla aty. Prandaj e hoqën brenda 2 orësh ata”, u shpreh ndër të tjera Edi Paloka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021461963653564
array(1) { ["section"]=> string(126) "artikulli-i-bild-per-lobimin-rus-te-bashes-flet-edi-paloka-taulant-balla-nuk-boton-dot-te-ajo-media-prestigjoze-e-hoqen-192639" }