Artikulli i Financial Times gëzon Ramën: Me siguri do t'i pëlqejë edhe kujt s'i kurseu të sharat

Publikuar tek: politike, më 20:05 18-07-2015 Artikulli i Financial Times gëzon Ramën: Me siguri do t'i pëlqejë edhe kujt s'i kurseu të sharat

Artikulli i gazetës presitgjoze Financial Times e cila i bëri jehonë ndryshimeve që ndodhën në Kryeministri, ka gëzuar kryeministrin Rama i cili thotë se kjo është një arsye për t’u ndjerë mirë që flitet kaq mirë për Shqipërinë.

Rama nuk ka harruar të thumbojë as ata që e thumbuan kur u çelën dyert e kryeministrisë duke siguruar se edhe atyre do u pëlqejë ky artikull.

“Hapësira krejt e veçantë e prestigjiozes Financial Times dhe pena e një gazetari ndër më të shquarit të faqeve të kulturës e artit në botë, janë një arsye për t'u ndjerë mirë që bejme të flitet kaq mirë për Shqipërine. Kjo jehonë e posaçme e operacionit tonë më të fundit për ta kthyer katin e parë të kryeministrisë në një hapësirë publike të dialogut e komunikimit përmes artit, kulturës, librit, muzikës, filmit e debatit, si dhe vlerësimi i lartë që i bëhet veprave artistike që tanimë janë pjesë e jetës së godinës së kryeministrisë, me siguri do t'i pëlqejë edhe kujt s'i kurseu të sharat sapo u çelën dyert e COD-it (Center for Openess and Dialogue). Lexim të këndshëm’, përfundon rama duke bashkangjitur edhe link-un e artikullit.

LEXO EDHE: Finacial Times i bën jehonë ndryshimeve të Kryeministrisë dhe Rama i tregon historinë e gjyshes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030757904052734
array(1) { ["section"]=> string(101) "artikulli-i-financial-times-gezon-ramen-me-siguri-do-t-i-pelqeje-edhe-kujt-s-i-kurseu-te-sharat-16506" }