Artikulli i "New York Times" kundër Trump, zyrtarë të lartë mohojnë të kenë shkruar ata

Publikuar tek: bota, më 11:33 07-09-2018 Artikulli i Donald Trump

Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump, po mohojnë të jenë autorë të shkrimit anonim të gazetës New York Times, botuar të mërkurën në rubrikën e opinioneve, ku kritikohet stili i udhëheqjes së Presidentit si “meskin dhe joefektiv”.

Gjatë një vizite në Indi, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e quajti artikullin "për të ardhur keq" dhe tha se ai i shikon si jashtëzakonisht shqetësuese përpjekjet e medias për të minuar administratën.

Drejtori i zbulimit kombëtar, Dan Coats, nxorri një deklaratë ku thuhej: “Spekullimet se artikulli redaksional në ‘New York Times’ është shkruar nga unë ose zënvendësi im, janë krejtësisht të rreme. Nuk e kemi shkruar ne”.

Të tjerë zyrtarë që mohuan të ishin ata autorët, ishin Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, Ambasadorja e OKB-së, Nikki Haley, Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, Drejtorja e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, Sekretari i Punës, Alex Acosta dhe ai i Energjisë, Rick Perry.

Gazeta tha se autori ishte një zyrtar i lartë i administratës, puna e të cilit do të rrezikohej nëse identiteti i këtij personi do të bëhej publik.

Presidenti Trump reagoi me zemërim përpara se të kërkonte në Twitter që gazeta të tregojë emrin, ai u përpoq të hedhë dyshime: "A ekziston vërtet i ashtuquajturi zyrtar i lartë i administratës, apo është një tjetër burim i rremë i gazetës së dështuar New York Times?"

"Na duhet të merremi me këtë dhe ju e dini që mediat e pandershme na bëjnë që ju njerëzit të merreni me këtë, ashtu si dhe unë. Është vërtetë një turp. Por dua të them këtë: askush nuk ka bërë atë që ka bërë kjo administratë në drejtim të realizimit të gjërave”, tha ai.

Në opinionin anonim përmenden episode anekdotike të përfshira në librin e ri të gazetarit Bob Woodward "Frikë", ku thuhet se stafi i presidentit ka hequr dokumente të rëndësishme nga tavolina e tij që ai të mos i nënshkruante. Dje, zoti Trump e quajti në mënyrë të përsëritur librin "sajesë".

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013271808624268
array(1) { ["section"]=> string(91) "artikulli-i-new-york-times-kunder-trump-zyrtare-te-larte-mohojne-te-kene-shkruar-ata-133491" }