Artiola Toska nuk shfaqet në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, këngëtarja humbi njeriun e saj të dashur

Publikuar tek: kulture-art, më 11:15 15-02-2020 Artiola Toska nuk shfaqet në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, këngëtarja humbi njeriun e saj të dashur Artiola Toska- babai

Artiola Toska, këngëtarja shumë e njohur e këngës tironase nuk u pa në aktivitetet e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Edhe pse ishte konfirmuar prezenca e saj në festimet në qendër me këngëtarët e tjerë, Ariola mungoi.

Në fakt, është ndër të vetmet këngëtare që nuk ka Instagram e rrjete sociale ku të tregojë të rejat e saj, sepse marketingun të tillë e ka pasur të panevojshëm.

Por newsbomb.al, mëson se në 12 shkurt ka ndërruar jetë babai i saj Ili Toska, një tirons i njohur dhe një derë e madhe e tironsave.

Babai i Artjolës, Ili Toska, ka ndërruar jetë mesditën e festimeve të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Newsbomb.al, ngushëllon këngëtaren Toska për humbjen e babait të saj të dashur.

(Babai i Artjolës)

85099211_554531875147896_7715835956158267392_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e Robert Aliaj emocionon publikun e 'The Voice Kids Belgium', këngëtari brohoret pas kuintave (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.019976139068604
array(1) { ["section"]=> string(109) "artiola-toska-nuk-shfaqet-ne-100-vjetorin-e-tiranes-kryeqytet-kengetarja-humbi-njeriun-e-saj-te-dashur-195273" }