Artistët ngujohen sërish në Teatër: Do kalojmë natën këtu, çfarë ka planifikuar Rama për nesër 

Publikuar tek: aktualitet, më 22:59 20-10-2019 Artistët ngujohen sërish në Teatër: Do kalojmë natën këtu, çfarë ka planifikuar Rama për nesër  Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje qytetarëve si dhe aktivistëve të shoqërisë civile që të mobilizohen mbrëmjen e sotme pasi sipas informacioneve ditën e nesërme do të ketë një prani të shtuar të forcave policore në perimetrin e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkruar se nesër gjatë paradites kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit.

Sipas informacioneve që kanë aktivistët e Aleancës për Teatrin, gjatë ditës së nesërme do të jenë të pranishme forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më pas atë.

Postimi i plotë i Aleancës për Teatrin:

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.

U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre.

Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039803028106689
array(1) { ["section"]=> string(99) "artistet-ngujohen-serish-ne-teater-do-kalojme-naten-ketu-cfare-ka-planifikuar-rama-per-neser-182832" }