Artisti i madh Reshat Arbana propozohet për titullin 'Qytetar Nderi' i Tropojës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:57 19-11-2019 Artisti i madh Reshat Arbana propozohet për titullin 'Qytetar Nderi' i Tropojës Artisti i madh shqiptar Rexhat Arbana

Artisti i madh shqiptar Rexhat Arbana propozohet pët titullin "Qytetar Nderi", nga Bashkia e Tropojës.

Lajmin e jep kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi, i cili shkruan se i ka propozuar Këshillit bashkiak që Reshat Arbanës t' i akordohet titulli "Qytetar Nderi", për kontributin e shquar në kinematografinë shqiptare, me dhjetëra role të interpretuara në më shumë se 5 dekada.

"Ju bej me dije se sot ne cilesine e Kryetarit te Bashkise Tropoje i propozova Keshillit Bashkiak akordimin e titullit "Qytetar Nderi" artistit te madh Reshat Arbana.Me lojen e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada ky artist-ikone ka portretizuar karakteret me te spikatura te treves tone!Eshte nder dhe kenaqesi qe simboli i pashoq i Isa Boletinit te jete qytetari me i ri i Tropojes dhe te strehohet perjetesisht ne kujtesen tone", shkruan kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi.

Reshat Arbana ka lindur më 15 shtator 1940 në Tiranë dhe është një ndër aktorët më të spikatur të kinematografisë shqiptare, me mbi 35 role të luajtura që prej vitit 1963.

Ndër rolet më të spikatura në film janë: Samiu tek "Fije që priten" (1976), Prefekti tek "Gjeneral gramafoni" (1978), Bimbashi tek "Liri a vdekje" (1979), Isa Boletini tek "Nëntori i dytë" (1982), Ahmeti tek "Dora e ngrohtë" (1983), Adnani tek "Hije që mbeten" (1985), Aliu tek "Binarët" (1987), Emili tek "Rikonstruksioni" (1988), Kuke Memini tek "Balada e Kurbinit" (1990). Për rolet e Dajlan Beut tek "Kush vdes në këmbë" (1984) dhe Kryetarit të Këshillit tek "Kur hapen dyert e jetës" (1986).

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi Reshat Arbanës Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.” /NEWSBOMB.AL

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025429010391235
array(1) { ["section"]=> string(84) "artisti-i-madh-reshat-arbana-propozohet-per-titullin-qytetar-nderi-i-tropojes-186487" }