Artisti shqiptar vendos rekord të ri Guinness, krijon portretin e Ataturkut me 250 mijë vida

Publikuar tek: kulture-art, më 23:32 01-09-2019 Artisti shqiptar vendos rekord të ri Guinness, krijon portretin e Ataturkut me 250 mijë vida Portreti i Qemal Ataturkut

Artisiti i mozaikëve, Saimir Strati ka shënuar rekordin e 11-të të tij personal në Librin e Rekorderve Guinnes.

Strati ka arritur të realizojë portretin e themeluesit të shtetit modern turk Qemal Ataturkut për 37 ditë. Portreti është realizuar në një sipërfaqe 15 metra katror të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme.

Portreti po qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor.

‘Vepra është titulluar vizionari, sepse materia me të cilën është bërë ka shumë shkëlqim dhe njerëzit mëndjendritur siç e quajnë Ataturkun sepse ai është babai i Turqisë moderne . Vidat janë material modern dhe ai shkëlqimi që ka vepra i përshtatet figurës së Ataturkut’- tha Saimir Strati.

Vepra e artistit shqiptar nga turqit është quajtur si dedikimi më i mirë i kushtuar Ataturkut. Për këtë arsye Saimir Strati u respektua nga i gjithë qyteti.

Shqiptari i Librit Guinnes rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. Nga 11 vepra që janë pjesë e librit të rekordeve, 7 prej tyre ndodhen në Shqipëri.

saimir-strati.jpg

Artisti shqiptar Sajmir Strati

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070850849151611
array(1) { ["section"]=> string(98) "artisti-shqiptar-vendos-rekord-te-ri-guinness-krijon-portretin-e-ataturkut-me-250-mije-vida-176999" }