Artjola Toska flet për herë të parë për jetën e saj private: Si e njoha Adin para 15-vitesh dhe kënga që i kam dedikuar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:37 04-01-2017 Artjola Toska flet për herë të parë për jetën e saj private: Si e njoha Adin para 15-vitesh dhe kënga që i kam dedikuar

Artjola Toska e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për jetën e saj private si dhe për sukseset në fushën e artit, sidomos këtë vit me pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” dhe çmimin që mori.

“Nuk kam dashur të jem prezente në media për jetën time private për vet faktin se më mirë t’i lësh diçka publikut të kenë kureshtje se boll vend i vogël jemi por një pjesë të jetës intime e dua personale”,-u shpreh Artjola.

Këngëtarja ka rrëfyer jetën e saj martesore prej 15 vitesh dhe njohjen me Adin të cilit i ka dedikuar një këngë të titulluar “Për ty”.

“Me Adin jemi njohur si dy tirons në Prizren, në një festë private të njerëzve të mi dhe të Adit madje i kam kushtuar dhe një këngë. Ne shkojmë në Prizren pasi e kemi si vendin tonë. Pastaj u fejuam dhe martuam shumë shpejt. Patëm gati një vit e gjysmë fejesë dhe pastaj u martuam. Kam bërë një unazë në Itali me emrin e tij dhe më duket sikur e kam me vete gjatë gjithë kohës”.

E pyetur nga moderatorja për dëshirën e saj për 2017-n ajo u shpreh, “I dëshiroj vetes këtë sukses që kam ta vazhdoj ta mbaj. Jam e lumtur me këtë sukses, por kryesorja jo vetëm për veten por dhe për njerëzit e mi është shëndeti”.

Këngëtarja po ashtu rrëfeu se ka filluar të këndojë që në moshën 10 vjeçare, ndërsa për Tiranën e merr malli shumë gjatë periudhës që i duhet të lëvizë dhe në shumicën e rasteve në vendet ku shkon për herë të parë e shoqëron bashkëshorti.

artjola.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023599863052368
array(1) { ["section"]=> string(124) "artjola-toska-flet-per-here-te-pare-per-jeten-e-saj-private-si-e-njoha-adin-para-15-vitesh-dhe-kenga-qe-i-kam-dedikuar-64602" }