Artur Metani si Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Petrit Vasili i kthehet Ruçit: Po zgjidhni kunetërit e vëllezërit tuaj, ti ua ke parë hairin... (E plotë)

Publikuar tek: politike, më 19:50 20-01-2020 Artur Metani si Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Petrit Vasili i kthehet Ruçit: Po zgjidhni kunetërit e vëllezërit tuaj, ti ua ke parë hairin... (E plotë) FotoMontazh: Petrit Vasili - Gramoz Ruci

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili reagon pas zgjedhjes sot të  Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë, për 9 vitet e ardhshme nga Kuvendi i Shqipërisë.

Duke iu referuar një pjese të fjalimit të kryeparlamentarit Ruçi, Vasili i është kthyer këtij të fundit duke i thënë se po vendosin në krye të institucioneve të drejtësisë kunetërit dhe vëllezërit e tyre.

"U ke pare hairin gjithmone kastave dhe nuk jua ke prishur ndonje here terezine atyre. Edhe me kete kasten rilindase njelloj si me te tjerat je. Ndaj mos harro futi nje fjalim nje here ne 6 muaj per te lare duart dhe ne fund futi nje : Rrofte kasta...", shkruan ndër të tjera Vasili.

Kujtojmë se, Artur Metani u propozua nga Partia Socialiste në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, dhe ka marrë 98 vota pro dhe 8 kundër duke u zgjedhur kështu për 9 vitet e ardhshme si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Ajo që bie në sy është se motra e tij, ish-ministrja socialiste Eglantina Gjermeni, ka zgjedhur të mos votojë.

POSTIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:

Gramoz Ruci tha sot se :

"Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste".

Po Gramoz po!

Zgjidhni vellezer e kuneter e fare dhe fis te Rilindjes ne krye te institucioneve te drejtesise, qe jo vetem i sherbejne e jane gjymtyret e kastes,por kesisoj kasten e kthejne ne sekt kusaresh dhe tradhetaresh.

Por ti Gramoz je gjithmone ne rregull.

U ke pare hairin gjithmone kastave dhe nuk jua ke prishur ndonje here terezine atyre.

Edhe me kete kasten rilindase njelloj si me te tjerat je.

Ndaj mos harro futi nje fjalim nje here ne 6 muaj per te lare duart dhe ne fund futi nje : Rrofte kasta....

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021247148513794
array(1) { ["section"]=> string(152) "artur-metani-si-inspektor-i-larte-i-drejtesise-petrit-vasili-i-kthehet-rucit-po-zgjidhni-kuneterit-e-vellezerit-tuaj-ti-ua-ke-pare-hairin-e-plote-192636" }