Artur Metani zgjidhet kreu i ILD-së, motra ish-ministre nuk e voton në parlament

Publikuar tek: politike, më 18:22 20-01-2020 Artur Metani zgjidhet kreu i ILD-së, motra ish-ministre nuk e voton në parlament Artur Metani

Artur Metani votuar nga parlamenti si kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për 9 vitet e ardhshme.

Metani u propozua nga Partia Socialiste në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, dhe ka marrë 98 vota pro dhe 8 kundër. Ajo që bie në sy është se motra e tij, ish-ministrja socialiste Eglantina Gjermeni, ka zgjedhur të mos votojë.

Parlamenti gjithashtu votoi Milva Ekonomin në krye të komisionit të Ekonomisë me 84 vota, duke zëvendësuar Arben Ahmetajn, tashmë ministër i Rindërtimit.

Artur Metani është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni. Ai mban aktualisht postin e Avokatit të Shtetit ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Departamentit të Legjislacionit dhe Anti-Korrupsionit në Kryeministri.

Artur Metani ka mbajtur postin e Këshilltarit Ligjor në legjislaturat e tre Presidentëve, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit. Metanit i duhet një shumicë prej 84 votash për t’u emëruar në krye të ILD.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është drejtuesi i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, me një mandat 9 vjeçar dhe është përgjegjës për inspektimin e organeve të drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059167861938477
array(1) { ["section"]=> string(86) "artur-metani-zgjidhet-kreu-i-ild-se-motra-ish-ministre-nuk-e-voton-ne-parlament-192629" }