Artur Zheji flet për ndërhyrjen kirurgjikale: Bëra një operacion në Gjermaninë e bekuar nga Zoti

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 20-08-2019 Artur Zheji flet për ndërhyrjen kirurgjikale: Bëra një operacion në Gjermaninë e bekuar nga Zoti

Ditët e fundit në media, kryesisht ato online qarkulluan lajme për shëndetin e gazetarit dhe analistit, Artur Zheji.

Ndërkohë, 360grade.al, portali që Zheji drejton, thotë se analisti është duke pushuar në Sarandë, ndërsa ka shkëputur prej tij një intervistë të shkurtër.  

“Do të doja që shumica e miqve të mi, që ua dua të mirën, të mos ndalojë së notuari në det, ashtu si po bëj unë në mënyrë të përditshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë, pyetjes për lajmet që kanë qarkulluar për shëndetin e tij, Zheji është përgjigjur: “Më duhet ti përgënjeshtroj. Ndoshta, ndokush ka dëshirë të jetë ashtu dhe dëshirat i shndërron në përfundime, zakon shqiptar jo i shëndetshëm ky. E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmendje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti', ka thënë ai, duke shpjeguar më tej se për shkak të operacionit ka patur nevojë për pushime.

“Porse fill pas kësaj, kam parapëlqyer të heq “prizat”, nga e përditshmja mediatike dhe politike shqiptare, për të ulur stresin dhe kotësinë e rënies në kurthin e lajmeve të verës, që shpesh janë të ngjashme me puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës. Është një jetë e re në trekëndëshin, diell, det dhe familje”

“Pastaj mungesat në Shqipëri, ndonjëherë të bëjnë më të vlerësuar se sa prania mediatike e përhershme. Është edhe kjo diçka për tu shijuar, kur mungon ca kohë, dallohet më lehtë kush të vlerëson e kush jo, ku vendin e parë e ka publiku që ka mbërritur te unë me shqetësim dhe dashuri befasuese”, u shpreh ndër të tjera Artur Zheji.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029031038284302
array(1) { ["section"]=> string(102) "artur-zheji-flet-per-nderhyrjen-kirurgjikale-bera-nje-operacion-ne-gjermanine-e-bekuar-nga-zoti-175850" }