Artur Zheji lexon SMS live: Rama dhe të gjithë ministrat kanë bërë tamponin në një spital privat (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:33 06-04-2020 Artur Zheji lexon SMS live: Rama dhe të gjithë ministrat kanë bërë tamponin në një spital privat (VIDEO) Gazetari dhe moderatori Artur Zheji

Gazetari dhe moderatori Artur Zheji ka lexuar live në emisionin e tij një mesazh të dërguar nga një person që nuk ia zbuloi emrin, i cili i shkruante se kryeministri Rama dhe të gjithë ministrat e kanë bërë testin për koronavirus në një spital privat.

Gjithashtu, në mesazhin që personi i dërgoi moderatorit të emisionit “360 Gradë” thuhej se ky spital privat kishte në gjendje 40 mijë tamponë, por nuk lejohet nga qeveria që të kryejë dhe ai teste.

Zheji: Kam një informacion. Më thotë një zotëri që te një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë. Të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht, por nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, sepse mësohet numri real i personave që janë të infektuar. Madje, tenderi i tamponave, qeveria i ka shpallur sekret shtetëror.

VIDEO NGA EMISIONI:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010832071304321
array(1) { ["section"]=> string(108) "artur-zheji-lexon-sms-live-rama-dhe-te-gjithe-ministrat-kane-bere-tamponin-ne-nje-spital-privat-video-201654" }