Arusha e madhe e rropi së gjalli, vdes pas 9 ditësh ushtari (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 14:55 26-10-2019 Arusha e madhe e rropi së gjalli, vdes pas 9 ditësh ushtari (FOTO) Foto ilustruese

Një 37-vjeçar rus humbi jetën 9 ditë pasi u sulmua një arushë e madhe.

Ushtari Aleksei Ivanovski mori plagë fatale teksa e arusha e sulmoi duke i hequr lëkurën e pasme të trupit dhe një vesh.

Banorët e ishujve Kuril në rajonin lindor të Rusisë e goditën me gurë arushën duke arritur ta shkëputnin Aleksein nga kthetrat e saj. Ndërkohë, disa foto tregojnë pantallonat dhe këpucët e Alekseit, të cilat mbetën në vendngjarje. Ai po peshkonte disa gaforre në ishujt Kuril, ku një arushë iu hodh befasisht përsipër.

‘’Njerëzite godisnin arushën me gjithçka që kishin në duar. Ajo e mori me vete Aleksein, ndërsa rojet po e ndiqnin me makinë’’, rrëfen njëri prej dëshmitarëve.

Pavarësisht dhurimit të sasive të mëdha të gjakut dhe ndërhyrjeve të shpeshta kirurgjikale në spitalin e Juzhno-Sakhalinskut, Aleksei vdiq nga infarkti teksa mjekët i prenë këmbën për ta shpëtuar nga hemorragjia e madhe.

Lajmi i sulmit brutal ndaj tij ka tronditur mbarë opinionin botëror.
ALEKSEI.PNG
Viktima Aleksei Ivanovski


PANTALLONAT.PNG

Pantallonat dhe këpucët e Alekseit në vendngjarje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01117205619812
array(1) { ["section"]=> string(70) "arusha-e-madhe-e-rropi-se-gjalli-vdes-pas-9-ditesh-ushtari-foto-183603" }