As torta, as uji, zbulohet shkaku i helmimit të 150 personave në Peshkopi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 09-06-2017 As torta, as uji, zbulohet shkaku i helmimit të 150 personave në Peshkopi

Mikrobi i Salmonelës është zbuluar të jetë shkaku i vërtetë i helmimit të gati 150 banorëve në Peshkopi.

Zv/ ministrja e Shëndetësisë e gjetur pranë pacientëve deklaron se po punohet për të parë se nga është marrë ky mikrob ndërsa siguroi se pacientët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Mira Rakacolli në lidhje me Ora News, ka pohuar se,  “Shkaku i këtij infeksioni është salmonela. Sot numri i të sëmurëve është shumë më i ulët se ditët e tjera. Sipas dinamikës së ngjarjes rezulton se shumica e pacientëve kanë rezultuar se kanë qenë pjesëtarë të së njëjtës familje që kanë konsumuar ëmbëlsira nga e njëjta pastiçeri.  Lokali është kontrolluar një javë më parë dhe ka qenë sipas të gjitha parametrave. Edhe analiza e mostrave të ujit të pijshëm dhe depozitës kanë dalë të pakontaminuara”

Gjithsesi priten rezultatet e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik për të gjetur nga e kanë marrë virusin e salmonelës pacientët që janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë nga e hëna e kësaj jave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058844089508057
array(1) { ["section"]=> string(77) "as-torta-as-uji-zbulohet-shkaku-i-helmimit-te-150-personave-ne-peshkopi-81848" }