ASAD sulmon dhe paralajmëron BE-në: Financoni terroristët në Siri, kini frikë nga ‘xhihadistët’

Publikuar tek: bota, më 08:47 09-11-2019 ASAD sulmon dhe paralajmëron BE-në: Financoni terroristët në Siri, kini frikë nga ‘xhihadistët’ Presidenti i Sirisë Asad duke folur për ''Russia Today''

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Asad paralajmëroi Bashkimin Europian se nuk duhet të frikësohet nga vala e refugjatëve sirianë, por nga xhihadistët  e kthyer nga lufta në Siri.

Në një intervistë për ‘’Russia Today’’ udhëheqësi i shtetit Sirian e quajti hipokrizi faktin që BE-ja i frikësohet valës së refugjatëve sirianë dhe nga ana tjetër financon Turqinë për përballimin e fluksit të refugjatëve, por që Asad e konsideron ‘’shtet terrorist’’. 


‘’Si mund të frikësoheni nga disa miliona refugjatë, shumica e të cilëve janë njerëz të moderuar dhe kanë pak terroristë, ndërsa nga ana tjetër ju vazhdoni të mbështesni direkt terrorizmin e qindra mijëra të tjerëve në Siri dhe nuk shqetësoheni se ata mund të kthehen në vendin tua?!’’, u shpreh Asad për rrezikun që paraqesin xhihadistët që kthehen në vendet e tyre të origjinës në kontinentin europian.

Vijon…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041360139846802
array(1) { ["section"]=> string(98) "asad-sulmon-dhe-paralajmeron-be-ne-financoni-terroristet-ne-siri-kini-frike-nga-xhihadistet-185236" }