Asambleja e NATO-s në Tiranë, tensione mes përfaqësuesve, u ndërpritet fjala

Publikuar tek: politike, më 10:32 29-05-2016 Asambleja e NATO-s në Tiranë, tensione mes përfaqësuesve, u ndërpritet fjala Foto ilustruese

Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë nuk po kalon pa konflikte dhe tensione.

Janë sërish përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë që janë përplasur mes tyre dhe debati është zhvilluar me tone të larta. Ngjarja ka ndodhur në Komitetin e Shkencës, ndërsa drejtuesja e mbledhjes është detyruar t’u ndërpresë atyre fjalën.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe e ka konsideruar këtë situatë si të papranueshme. Ai ka kërkuar të raportohet në Komisionin e Përhershëm se çfarë ndodh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke theksuar se në mbledhje nuk do të lejohet ngritja e zërit.

I pranishëm në këtë komitet ka qenë edhe ministri i Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjinknuri, i cili i është shmangur pyetjes për këtë përplasje.

Tensionet mes Jerevanit dhe Bakusë janë rritur muajt e fundit për shkak për përshkallëzimit të konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakh që ndodhet brenda Azerbajxhanit, por është me shumicë armene.

Armenia dhe Azerbajxhani nuk janë anëtare të NATO-s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020317077636719
array(1) { ["section"]=> string(80) "asambleja-e-nato-s-ne-tirane-tensione-mes-perfaqesuesve-u-nderpritet-fjala-41789" }