Asambleja e OKB, Rama takon kryeministrin grek Mitsotakis

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 23-09-2019 Asambleja e OKB, Rama takon kryeministrin grek Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, në të cilat shfaqet me Mitsotakis. Ata do të jenë të dy të pranishëm në Asamblenë e OKB në datat 24-27 shtator.

‘OKB, Nju Jork - Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur’, shkruan kryeministri.

Kujtojmë që ky është takimi i parë mes tyre pas formimit të qeverisë së re greke, e  dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

70657154_10157010724191523_8112935017300099072_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028626918792725
array(1) { ["section"]=> string(63) "asambleja-e-okb-rama-takon-kryeministrin-grek-mitsotakis-179530" }