Asambleja e PS, mbërrijnë anëtarët e parë dhe shijojnë kafen e mëngjesit te resorti i luksoz (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 10:50 06-01-2018 Asambleja e PS, mbërrijnë anëtarët e parë dhe shijojnë kafen e mëngjesit te resorti i luksoz (FOTO)

Kur na ndajnë edhe pak minuta nga nisja zyrtare e Asamblesë së Partisë Socialiste, vihet re se kanë mbërritur pjesa më e madhe e anëtarëve nga Tirana dhe nga rrethet.

Asambleja është parashikuar të mbahet në orën 10.00 në resortin “Xibraku” në Tiranë.

Ajo që bie në sy është pjesa më e madhe e anëtarëve të asamblesë socialiste kanë mbërritur, ndërsa fillimisht janë akomoduar në kafenenën e resortit.

Kafja e mëngjesi ka zgjatur vetëm për disa minuta dhe menjëherë kanë hyrë në ambientin ku do të mbahet takimi i gjatë i dikutimit mbi punën e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes nga kabineti “Rama 2”.

Kryeministri Edi Rama deri në këto momente nuk ka mbërritur ende, ndërsa figura të tjera të PS si Spartak Braho, apo kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli janë parë teksa hyjnë brenda resortit.

Qeveria Rama 2 dhe ministrat e kësaj qeverie do të raportojnë për gjithçfarë kanë bërë këto muaj si dhe do të flitet për ecurinë e zgjedhjeve në parti.

Nga ana tjetër në mbledhjen e Asamblesë do të ndryshojë edhe sekretariati, pjesë e të cilit janë tetë anëtarë: Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Taulant Balla, Bashkim Fino, Alfred Peza dhe Musa Ulqini.

Në PS flitet se Rama do largojë nga sekretariati Ilir Beqajn dhe Alfred Pezën për t’i zëvendësuar me emra të rinj.

2.jpg

 

3.jpg

 

4.jpg

 

5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011512994766235
array(1) { ["section"]=> string(103) "asambleja-e-ps-mberrijne-anetaret-e-pare-dhe-shijojne-kafen-e-mengjesit-te-resorti-i-luksoz-foto-105623" }