Asambleja e PS/ Zbardhet raporti, këta janë kryebashkiakët e majtë që rrezikojnë rikandidimin! Kanë marrë notën 0

Publikuar tek: barometri, më 08:06 09-09-2018 Asambleja e PS/ Zbardhet raporti, këta janë kryebashkiakët e majtë që rrezikojnë rikandidimin! Kanë marrë notën 0

Në raportin e publikuar ditën e djeshme gjatë Asamblesë Kombëtare të së majtës, vihej re një analizë dhe vlerësime të detajuara për punën e çdo bashkie të qeverisur nga socialistët.

 

Në raport nuk janë përfshirë bashkitë që drejtohen nga Partia Demokratike, të cilat sigurisht nuk i janë bashkuar nismës së qeverisë për bashkëqeverisje me qytetarët. Gjithashtu, nuk figurojnë edhe pesë bashki të tjera që drejtohen nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Raporti përfshinte vlersimet për disa kritere:

Kriteri i parë: Numri i punonjësve në administratë e përllogaritur për 1 mijë banorë, bashkitë më produktive dhe me më pak punonjës janë Bashkia Tiranë, Shijakut dhe e Librazhdit.

Kriteri i dytë: Të ardhurat e bashkisë. Bashkitë me rritjen më të madhe të mbledhjes së të ardhurave që vlerësohen Malësia e Madhe, Tiranë dhe Poliçan.

Kriteri i tretë: Të ardhurat e mbledhura për numër banorësh; Bashkia e Vlorës, Tiranës dhe Roskovecit.

Kriteri i katërt: Ecuria e investimeve me të ardhurat e veta; vlerësohen Malësia e Madhe, Ura Vajgurore dhe Bashkia e Librazhdit.

Kriteri i pestë: Investimet ndaj të ardhurave të veta, vlerësohen Bashkia e Durrësit, Malësisë së Madhe dhe Belshit.

Kriteri i gjashtë: Rritja e furnizimit me ujë të pijshëm. Vlerësohen Bashkia Durrës, Lushnjë, Malesi e Madhe, Pukë, Himarë dhe Konispol.

Kriteri i shtatë: Ecuria e detyrimeve të prapambetura. Vlerësohen Bashkia Maliq, Konispol dhe Himarë.

Kriteri i tetë: Ecuria e tokave të mbjella me sipërfaqe bujqësore. Vlerësohen bashka Pukë, Ura Vajgurore dhe Vlorë.

Sipas kësaj skeme dhe raportit, vlersimi i secilës bashki me numërin e grumbulluar të pikeve, renditja vijon:

Bashkia e Malësisë së Madhe me ka plotësuar 4 kritere.

E dyta renditet Bashkia Tiranë me plotësimin e 3 kritereve.

Të tretët me nga dy kritere të plotësuara, renditen Bashkitë: Librazhd, Durrës, Pukë, Himarë, dhe Vlorë.

Të katërt me nga një pikë renditen Bashkitë: Belsh, Konispol, Lushnjë, Poliçan, Roskovec Shijak dhe Ura Vajgurore.

Sipas paralajmërimeve të kryeministrit ditën e djeshme gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u paralajmërua se të gjithë kryebashkiakët që nuk kanë plotësuar asnjë kriter dhe të vlerësuar me notën zero, kanë shumë pak mundësi për tu mbështetur nga PS për një rikandidim.

Bashkite me notën zero janë:

Bashkia Tepelenë

Bashkia Sarandë

Bashkia Maliq

Bashkia Divjakë

Bashkia Gramsh

Bashkia Konispol

Bashkia Mirditë

Bashkia Fushë-Arëz

Bashkia Libohovë

Bashkia Kolonjë

Bashkia Skrapar

Bashkia Has

Bashkia Pustec

Bashkia Këlcyrë

Bashkia Kurbin

Bashkia Rrogozhinë

Bashkia Finiq

Bashkia Memaliaj

Bashkia Patos

Bashkia Kuçovë

Bashkia Krujë

Për të rritur transparencën e raportit, është vendosur nga grupi i punës për bashkëqeverisjen, t'u jepet një shans i fundit të gjithë kryebashkiakëve për tu ballafaquar me banorët e bashkive përkatëse për të teta kriteret e renditura më sipër në turin e llogaridhënies në prezencë të një përfaqësuesi nga grupi i punës për bashkëqeverisje.

E.Mema / Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18116283416748
array(1) { ["section"]=> string(117) "asambleja-e-ps-zbardhet-raporti-keta-jane-kryebashkiaket-e-majte-qe-rrezikojne-rikandidimin-kane-marre-noten-0-133685" }