Asambleja Kombëtare e PS, Rama e nis me 30 Qershorin: Fitoi qyetaria dhe humbi antishteti. SHBA e BE dolën në krah të shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 17:16 23-07-2019 Asambleja Kombëtare e PS, Rama e nis me 30 Qershorin: Fitoi qyetaria dhe humbi antishteti. SHBA e BE dolën në krah të shqiptarëve Edi Rama, Asambleja e PS

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste duke vlerësuar zgjedhjet e 30 Qershorit si një moment historik për Shqipërinë.

Rama tha se në 30 qershor fitoi qytetaria kundër anti-shtetit, ndërsa falenderoi partnerët ndërkombëtarë SHBA e BE, që u renditën krah qytetarëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për të zgjedhur.

Rama thumboi opozitën shqiptare, kur tha se 30 qershori ishte një moment historik pas të cilit në Shqipëri nuk do të ketë më djegie mandatesh, parti molotovi apo bojkot të zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e Ramës për 30 Qershorin:

Do ta nis nga 30 qershori si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes, një akti të frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë në kuptimin e plotë të fjalës. Duke marrë peng zgjedhjet dhe përmes zgjedhjeve reformën në drejtësi. Prandaj ato zgjedhje u kthyen në një kulm, përplasje, që herë pas here ndër vite është shfaqur mes antishtetit dhe shtetit. Por këtë herë në një dimensoin më shumë, me dimensionin e përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raportt me një Shqipëri të drejtë për të cilën ne luftojmë me plot pengesa, gabime dhe dështime, dhe jo vetëm arritje. Dhe në rrugën drejt të cilës jemi siç i takon PS-së në vijueshmërinë historike të saj, në përputhje me interesin kombëtar, dhe në përputhje të plotë me miqtë e partnerët tanë strategjikë.

Në 30 qershor fitoi shteti, qytetaria, shpresa, dhe humbi anti-shteti, balta. 30 qershori që dukej se nuk do të vinte kurrë iku paqësisht por plaga është ende e hapur dhe më e hapur se asnjëherë është edhe sfida donë. Sepse që të jemi të qartë 30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa gjith çfarë vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Është me vend këtu ta përsëris se Shqipëria u shfaq me gjithë brishtësinë e saj dhe u kërcënua, u godit, u lëkund, por nëse nuk u rrëzua kjo erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA e BE në krah të shqiptarëve në mbrojtje të parimeve më themelore të lirisë, në mbështetje të të drejtës së çdo qytetari për të zgjedhur. Nuk do të harrohet roli i aleatëve tanë për të cilët nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi për gjithçka bënë. Dhe Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjithë gjysmës së parë të vitit.

Numra që kaluan  edhe pritshmëritë më optimiste për një numër votash ndaj kandidatëve tanë, për të vijuar më tutje. Por tani është radha jonë që të bëjmë tonën. Tani është radha jonë për t’u përulur, për të investuar më shumë me mish e me shpirt në shërbim të tyre, qoftë në nivelin qëndror dhe vendor. Ne nuk është se fituam një betejë të radhës për mandatin e ardhshëm, por qytetaria fitoi për gjitmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve. Sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh dhe bojkot zgjedhjesh. Ata që e ndërmorën këtë aventurë e pësuan jo vetëm për vete por edhe për të gjithë ata që vijën pas. Por ne nga ana jonë është shumë e rëndësishme që ta ngulisim thellë në mendjen tonë se nuk fituam nga që kemi bërë vetëm punë shumë të mira. Nuk fituam sepse kemi bërë aq sa mjafton. Sepse ne nuk kemi bërë vetëm punë të mira dhe shumë të mira, por kemi bërë edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare. I kemi bërë gabim, madje edhe keq.

ASAMBLEJA DREJTPËRDREJT:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010154008865356
array(1) { ["section"]=> string(133) "asambleja-kombetare-e-ps-rama-e-nis-me-30-qershorin-fitoi-qyetaria-dhe-humbi-antishteti-shba-e-be-dolen-ne-krah-te-shqiptareve-173101" }