Asambleja nis punimet, Armando Duka hap zyrtarisht garën: Bëni zgjedhjen e duhur, duhet të fitojë futbolli

Publikuar tek: aktualitet, më 10:26 07-02-2018 Asambleja nis punimet, Armando Duka hap zyrtarisht garën: Bëni zgjedhjen e duhur, duhet të fitojë futbolli

Presidentin aktual i FSHF-së, njëherësh kandidat për një mandat të pestë, Armando Duka ka hapur zyrtarisht punimet e Asamblesë për zgjedhjen e kreut të ri të FSHF.

Gjatë fjalës së tij, Duka kërkoi të zhvillohen zgjedhje sa më të ndershme dhe ftoi Asamblenë të bëjë sipas tij zgjedhjen e duhur.

“Këtë mision na e ka ngarkuar familja e futbollit, për të qenë ambicioze drejt suksesit. Futbolli regjistron mjaft ngjarje. Objektiva te infrastruktura, masivizimi, pasioni i fëmijëve që luajnë futboll. Përkushtimi dhe vullneti për të përmirësuar dhe hedhur hapa s’ka munguar.

Përkundrazi, është rritur imazhi në arenën ndërkombëtare. Shpresoj shumë dhe besoj se do të bëni zgjedhjen e duhur. Duke vlerësuar mbi të gjitha alternativën që duhet në futbollin shqiptar. Duhet të fitojë futbolli. Dhe të gjithë bashkë do të çojmë përpara sfidat e deritanishme. Kjo asamble me vendimet e saj do t’i japë shtysë akoma më të fortë ambicieve tona”, u shpreh Duka.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010126829147339
array(1) { ["section"]=> string(110) "asambleja-nis-punimet-armando-duka-hap-zyrtarisht-garen-beni-zgjedhjen-e-duhur-duhet-te-fitoje-futbolli-109416" }