Policia e Beratit ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 1200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Dardhë.
Policia ka ndaluar tre shtetas dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë ndërsa është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit Dardhë, shtetasi me inicialet L.M.
Të ndaluarit janë shtetasit Abaz Mbrati, Vasil Mbrati dhe Dine Mbrati ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale A.M 29 vjeç, B.M 34 vjeç dhe M.M 32 vjeç.