Mbi 1370 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë sekuestruar, në kuadër të operacionit të koduar “Krastë 2015”, nga policia e Krujës. Bima narkotike ishte mbjellë në 11 parcela, dhe për to kujdesej një i ri 21-vjeçar.
Ermirjan Voha është vënë në pranga menjëherë nga policia ndërsa lënda narkotike është asgjesuar me anë të zjarrit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia janë sekuestruar edhe 2 armë automatike, krehëra dhe mbi 120 fishekë.