Asgjesohen 159 fidanë kanabis në Krujë, arrestohet 59 vjeçari dhe procedohet kryeplaku

Publikuar tek: aktualitet, më 08:42 23-05-2017 Asgjesohen 159 fidanë kanabis në Krujë, arrestohet 59 vjeçari dhe procedohet kryeplaku

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të fidanëve dhe bimëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast.

Janë sekuestruar 159 fidanë kanabis, është arrestuar 59 vjeçari Xhafer Basha dhe procedohet kryeplaku. Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 • Xhafer Basha 59 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi:

• G.F. 53 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, Kryeplak I fshatit Mafsheq.

 Më datë 22.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Krujë në vendin e quajtur”Shqezë”, pranë banesës së shtetasit Xh.Basha , u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies:

• 159 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale: •"Kultivmi I bimëve narkotike" në ngarkim të shtetasit Xhafer Basha, parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal.

 •"Shpërdorimi I detyrës" në ngarkim të shtetasit G.F. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

18679007_10209895875695565_1487966026_n.jpg18676491_10209895875775567_264109742_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeprokurori Llalla jep alarmin: Interneti, arma e re e krimit të organizuar
Sulmi terrorist në Manchester, a ka shqiptarë të lënduar? »
Article Logic
Execution time: 0.0048618316650391
array(1) { ["section"]=> string(91) "asgjesohen-159-fidane-kanabis-ne-kruje-arrestohet-59-vjecari-dhe-procedohet-kryeplaku-79626" }