Asgjesohen 168 fidanë kanabis të mbuluar me shishe plastike, në kërkim kryeplaku i fshatit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 19-04-2017 Asgjesohen 168 fidanë kanabis të mbuluar me shishe plastike, në kërkim kryeplaku i fshatit

MAlësi e Madhe-Nga kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,  janë asgjesuar 168 fidanë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Kryeplaku i fshatit Xhaj është shpallur në kërkim, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë Inspektori i Shërbimit Pyjor.

Sipas njoftimit të policisë, dje, me datë 18.04.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në Planin e Veprimit të D.V.P Shkodër nr.61, datë 20.03.2017, “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga informacionet e marra në rrugë operative është ushtruar kontroll territori në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm.

Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, shtetasi: D. D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe. Si dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin: Rr. P, 61 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe, me detyrë Kryetar i fshatit Xhaj, për veprën penale “Moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

U kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

18049712_10209588782578429_514692384_o.jpgGCHJ.jpg18053268_10209588782178419_772335141_o.jpg18049712_10209588782578429_514692384_o_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Punonjësit e hekurudhës përshkallëzojnë protestën, bllokojnë derën e ministrisë së Transporteve
Veliaj "sfidon" Ramën, hap portalin e transparencës me qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.010594129562378
array(1) { ["section"]=> string(95) "asgjesohen-168-fidane-kanabis-te-mbuluar-me-shishe-plastike-ne-kerkim-kryeplaku-i-fshatit-75664" }