Policia e Sarandës ka asgjesuar rreth 356 bimë narkotike “Canabis”, në fshatin Shëndelli. Në kuadër të operacionit anti-kanabis të koduar "MANASTIRI” policia ka arrestua kultivuesit e tyre, shtetasit:Andrea Gjok Ndoi, 29-vjeç, dhe Pjetër Gjok Ndoi, 24-vjeç, banues në fshatin Shëndelli.
Bima narkotike u zbulua në fshatin Shëndëlli, në mesin e pyllit pranë Kishës së këtij fshati, ku u konstatuan rreth 294 bimë narkotike të llojit Canabis-sattiva me lartësi deri në 160 cm, të cilat u përkisin vëllezërve të mësipërm.
Gjithashtu gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, janë gjetur: 62-bimë narkotike të tjera të mbjella në kubikë dhe në tokë rreth baçes së banesës së këtyre shtetasve, 30-fishekë të llojit "automatik model 56",të kalibrit 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi i vëllezërve u krye ne flagrancë në banesën e tyre në fshatin Shëndelli për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.