4996 rrënjë kanabis stavita janë asgjesuar nga Policia në fshatin Mesopotam të qytetit të Delvinës. Bima narkotike ishte e ndarë në tre parcela, ndërsa ishte mbjellë në pyllin e fshatit.
Asgjesimi i rrënjëve të kanabisit është bërë në vend me anë të djegies, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.