Asgjesohen 54 bimë kanabis sativa, gazetarët në vendngjarje raportojnë nga parcelat

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 12-07-2017 Asgjesohen 54 bimë kanabis sativa, gazetarët në vendngjarje raportojnë nga parcelat

Policia e Shtetit Vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë vendin. Kontrollet janë shtrirë në të gjithë territorin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Sot janë asgjesuar 54 bimë kanabis sativa, të kultivuara në tokë të hapur në mes shkurreve, në kodrën e Vrionit në Fushë Krujë.

Bimët janë evidentuar nga Policia e Fushë-Krujës mbi bazën e informacioneve policore. Gjatë paradites së sotme është zhvilluar operacioni për asgjësimin e këtyre bimëve.

 Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy të rinjve nga Fushë-Kruja si autorë të dyshuar, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit të sotëm, në kuadër të transparencës, kanë marrë pjesë edhe një grup reporterësh të cilët kishin paraqitur kërkesë pranë Policisë së Shtetit kohë më parë për të marrë pjesë në një operacion për asgjësimin e kanabisit.

 


operacioni në Fushë-Krujë by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria ankimon vendimin e gjykatës së Durrësit për lirimin e “bosit të drogës”: I padrejtë!
Njoftim i rëndësishëm nga drejtoria e Gjendjes Civile: Deklarimi i ndryshimit të vendbanimit falas deri në 28 Korrik 2017 (DOKUMENTET) »
Article Logic
Execution time: 0.011690139770508
array(1) { ["section"]=> string(88) "asgjesohen-54-bime-kanabis-sativa-gazetaret-ne-vendngjarje-raportojne-nga-parcelat-85903" }