Policia e Krujës ka zbuluar dhe asgjësuar 560 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar dy persona. Bima narkotike ishte e mbjellë në 4 parcela të ndryshme në vendin e quajtur “Arratesh”.
Gjatë aksionit të policisë në pranga kanë rënë edhe dy persona të dyshuar si kultivuesit e bimës narkotike. Të arrestuarit janë Islam Durma 46 vjeç dhe Blerim Durma 25 vjeç. Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri automatik tip “mod-56” me 25 fishekë.