592 rrënjë kanabis sativa e mbjellë në tre parcela është asgjesuar ditën e sotme nga Policia në fshatin Izvor të Tepelenës.
Bima arrinte në gjatësi deri në 2 metra, ndërsa parcelat kishin një largësi prej 10 metrash me njëra tjetrën.
Pas asgjesimit me djegie në vend, Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personat që kanë mbjellë bimën narkotike.