Policia e Tropojës ka zbuluar dhe asgjësuar 900 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Bima narkotike me gjatësi rreth 120 centimetra, ishte mbjellë në 8 parcela të ndara në zonën e quajur “Përroi i Kamës” të fshatit Kërnajë. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin si kultivues i bimës narkotike, Hazir Madani.