Më shumë se 2,300 rrënjë bimë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në zonën e Fanit në Mirditë.
Policia ka thënë se sasia e madhe e bimëve narkotike ishte mbjellë në parcela të ndryshme pranë lumit Fan, ndërsa bimët kishin arritur gjatësi nga 80 centimetra deri në 2 metra. Policia nuk ka mundur të kapë apo të identifikojë asnjë të dyshuar si kultivuesin e bimës narkotike por është shprehur se po vijon hetimet.