Nga operacioni i karabinierëve dhe policëve italianë kanë rënë në pranga tre persona si dhe është ndaluar një minoren, të gjithë shqiptarë të Kosovës, me leje të rregullt qëndrimi në Itali, pjesë e celulës xhihadiste.
Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve.
Sipas përgjimeve të kryera nga policia italiane anëtarët e celulës terroriste kosovare të arrestuar në qytetin e Venecias po organizonin të kryenin një atentat terrorist në një nga vendet më simbolike të qytetit, në urën Rialto.
Ndërsa sot në orën 11:30 policia italiane do të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje për celulën xhihadiste.