Ashpërsimi i masave në burgje, Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e regjimit 41-bis

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 24-05-2019 Ashpërsimi i masave në burgje, Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e regjimit 41-bis Kryeprokurorja e Perkohshme, Arta Marku

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, ka udhëzuar kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prelën, që të zbatojë regjimin 41-Bis, regjim ky që sjell ashpërsimin e masave në burgje.

Regjimi 41-Bis, është implementuar fillimisht nga Anti-mafia italiane dhe pengon komunikimin e të burgosurve me individë jashtë zonës së dënimit.

Sipas Reformës në Drejtësi, regjimi 41-Bis, duhet të zbatohet nga kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Duke qenë në kushtet që ky organ ende nuk është krijuar, këtë kompetencë, kryeprokurja Arta Marku ia ka kaluar përkohësisht kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prelës.

Prokuroria e Posaçme është organi i ri që pritet të formohet sipas reformës në Drejtësi. Pas formimit të këtij organi, kompetencat për zbatimin e këtij regjimi dhe shumë çështjeve të tjera, do t’i marrë Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10007500648499
array(1) { ["section"]=> string(100) "ashpersimi-i-masave-ne-burgje-arta-marku-udhezon-donika-prelen-per-zbatimin-e-regjimit-41-bis-165579" }