Ashpërsohet përplasja Zheji-Çili, ish-drejtori: Mos më bëj të hap kutinë e sekreteve të tua, kjo është këshilla e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 14-01-2017 Ashpërsohet përplasja Zheji-Çili, ish-drejtori: Mos më bëj të hap kutinë e sekreteve të tua, kjo është këshilla e fundit

Është ashpërsuar përplasja mes drejtorit të “306gradë”, Artur Zheji, dhe botuesit të medias “MAPO”, Henri Çili. Pas editorialit të publikuar sot në gazetë, ku Çili u përgjigjej akuzave të Zhejit, Alfred Lelës dhe Andi Bushatit, ish-drejtori i tij, Zheji, ka reaguar me një shkrim të shkurtër në portalin që drejton.

Zheji e paralajmëron Çilin të ndalet ose në të kundërt do të hapë kutinë e thellë të sekreteve të tij, ndërsa i kujton drekën me Edi Ramën para zgjedhjeve të 2013-ës, në mënyrë që pronari i UET të dilte nga lista e armiqëve të atij që do të ishte kryeministri i ardhshëm.

Ish-drejtori i MAPO-s, i kujton gjithashtu Henri Çilit lobimin që ka bërë për doktoraturat që jep universiteti që drejton, ndërsa e këshillon ta lënë këtë debat me kaq përpara se ai të harrojë “mikun Çili” dhe të merret me “të panjohurin Henry”.

Komenti i Artur Zhejit:

"Nëse do ta bësh mirë një punë, bëje vetë." Dhe Henry ka dalë vetë në sulm për tu mbrojtur dhe për të baltosur. Henry i dashur, të them vetëm një fjalë të shkurtër dhe paralajmëruese: Mos gënje dhe mos mendo rrejshëm se qetësia ime filozofike e deri djeshme, do të më ndalojë të hap kutinë e thellë të sekreteve të tua, të cilën etika nuk ma lejon ende. Debati ynë nuk ka qenë menaxherial, por thjesht dhe pastër i natyrës editoriale. Interesat e tua e donin që Rama dhe mbështetja që more nga Reforma në Arësim, direkt prej tij, të shpërbleheshin. Të kam ulur unë për drekë me Ramën disa muaj përpara zgjedhjeve 2013, për të të hequr nga lista e hakmarrjes së tij të nesërme. Ti e di shumë mirë se çfarë lobimi dhe beteje kam bërë për ty në rastin e Doktoraturave... Por ti ke lindur ambicioz dhe i pangopur. Kërkesa jote editoriale, për të qenë pjesë e hymnizimit të Ramës dhe demonizimit të të gjithë të tjerëve, ishte për mua e papranueshme. Sepse kam ca kode, që ti nuk i njeh dhe nëse merr dijeni, i refuzon, në emër të parasë... Henry, për sot e lemë me kaq, mos u zhyt më thellë në kënetën e përfoljes dhe ruaju nga paniku. Kjo dhe është këshilla ime e fundit, përpara se sa të harroj "mikun" Çili dhe të merrem me të panjohurin Henry!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryedoganieri i Beratit shkakton aksidentin me tre persona, 64 vjeçarja me urgjencë drejt Tiranës
Ekonomi në panairin e Shtutgartit: Ejani të vizitoni bukuritë e Shqipërisë! »
Article Logic
Execution time: 0.012389898300171
array(1) { ["section"]=> string(123) "ashpersohet-perplasja-zheji-cili-ish-drejtori-mos-me-bej-te-hap-kutine-e-sekreteve-te-tua-kjo-eshte-keshilla-e-fundit-65515" }