Asistenca e Ambasadës së SHBA në ndihmë të punës së KLSH: Do asistohet për rritje profesionalizmi dhe trajnim të përbashkët  

Publikuar tek: aktualitet, më 17:17 21-09-2020 Asistenca e Ambasadës së SHBA në ndihmë të punës së KLSH: Do asistohet për rritje profesionalizmi dhe trajnim të përbashkët  

Ditën e sotme në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit u zhvillua takimi i përbashkët midis kryetarit të KLSH, Z. Arben Shehu dhe përfaqësuesit të OPDAT, Z. Constantine V. Soupios.

 

Në fokus të takimit ishte rëndësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit në asistencën në luftën kundër korrupsionit në bashkëpunim me strukturën e përbashkët anti-korrupsion.

Lufta kundër korrupsionit është lufta e gjithsecilit, prandaj iu dha rëndësi komunikimit të vazhdueshëm midis institucioneve si KLSH, Prokurori e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të bashkëveprimit në luftën kundër korrupsioni.

Nga ana e përfaqësuesit të OPDAT u shpreh vullneti për t’u asistuar KLSH në kuadrin e rritjes së profesionalizimit nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta.

Kryetari i Kontrolli i Lartë të Shtetit, Z. Arben Shehu shprehu mirënjohjen për asistencën e vazhdueshme të SHBA në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe ndihmesën në luftën kundër korrupsionit.

Po kështu, zoti Shehu shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me zyrën e OPDAT duke krijuar ura komunikimi mes gjithë institucioneve që janë në frontin kryesor në luftën kundër korrupsionit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010735034942627
array(1) { ["section"]=> string(129) "asistenca-e-ambasades-se-shba-ne-ndihme-te-punes-se-klsh-do-asistohet-per-rritje-profesionalizmi-dhe-trajnim-te-perbashket-221144" }