‘Askush nga ne nuk gënjeu’, Vuçiç: Do bëjmë një rishikim të plotë për çdo vdekje nga koronavirusi

Publikuar tek: rajon, më 13:55 01-10-2020 ‘Askush nga ne nuk gënjeu’, Vuçiç: Do bëjmë një rishikim të plotë për çdo vdekje nga koronavirusi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur ditën e sotme se do të nisë një rishikim i të dhënave mbi numrin e viktimave lidhur me koronavirusin.

"Serbia do të kryejë një rishikim të plotë të çdo vdekjeje, çdo njeriu, për të parë se si është dhe kjo do të bëhet nga ekspertët klinikë," tha Vuçiç.

Sipas tij, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh midis numrave. 

Kjo ka ardhur pasi epidemiologu i Stafit të Krizave të Pandemisë Qeveritare, Predrag Kon pak ditë më parë ka thënë se numri i viktimave ishte tre herë më i madh midis marsit dhe qershori sasa kanë treguar shifrat zyrtare.

Vuçiç tha se autoritetet do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar pandeminë në mënyrë transparente.

“Askush nga ne nuk gënjeu” është shprehur Vuçiç.
Kujtojmë që deri më tani në Serbi 749 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjitshëm i të infektuarve ka shkaur në 33,551.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011130094528198
array(1) { ["section"]=> string(100) "askush-nga-ne-nuk-genjeu-vucic-do-bejme-nje-rishikim-te-plote-per-cdo-vdekje-nga-koronavirusi-222335" }