Askush s'e priste por Gjykata liron Fjolla Morinën, lë në burg 2 miqtë e saj

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:37 23-09-2020 Askush s'e priste por Gjykata liron Fjolla Morinën, lë në burg 2 miqtë e saj

Gjykata ka lënë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me 2 pistoleta, teksa po kalonte në pikën kufitare në Morinë për të ardhur në Shqipëri.

Me një muaj burg janë dënuar 2 miqtë e saj, Fitim Muji dhe biznesmenin Fisnik Syla, me të cilët po udhëtonte drejt Tiranës. Për t'i shpëtuar qëndrimit në burg, këngëtarja falsifikoi ekon dhe tha se ishte shtatzënë, por ajo doli zbuluar në ekon e dytë.

Më herët në ambientet e paraburgimit të Kukësit, këngëtarja shqiptare është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spital. Aty nga rezultatet dhe nga një eko fillestare ka dalë se Fjolla ishte shtatzënë.

Për këtë, ajo ka kërkuar nga Gjykata një masë më të butë sigurie, jo “Arrest me burg”. Mirëpo, testi i parë i shtatzënisë nuk e ka bindur Gjykatën dhe është kërkuar një analizë e dytë e gjinekologëve. Në testin e dytë këngëtarja rezultoi se nuk është shtatzënë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012404918670654
array(1) { ["section"]=> string(82) "askush-s-e-priste-por-gjykata-liron-fjolla-morinen-le-ne-burg-2-miqte-e-saj-221327" }