Asnjë cent nga donatorët e mëdhenj për Notre Dame, nga ka ardhur shumica e parave për rindërtimin e Katedrales

Publikuar tek: bota, më 12:08 24-06-2019 Asnjë cent nga donatorët e mëdhenj për Notre Dame, nga ka ardhur shumica e parave për rindërtimin e Katedrales

Njerëzit më të pasur të biznesit kanë premtuar qindra milionë euro për të rindërtuar Katedralen Notre Dame.

Por deri tani, shumica e parave për rindërtimin e saj, kanë ardhur nga SHBA, raporton VOA.

Zjarri i 15 prillit shkatërroi çatinë por edhe vetë majën e saj. Presidenti Emanuel Macron premtoi që të rindërtojë Katedralen.

Megjithatë, Kisha Katolike dhe zyrtarë biznesi thanë se donatorët e mëdhenj nuk kanë paguar deri tani për rindërtimin. “Asnjë cent” thotë Andre Finot, një zyrtar në Notre Dame. “Ata duan të dinë se ku do të shpenzohen ekzaktësisht paratë e tyre dhe nëse ata bien dakord më parë”. Ai thotë se ata nuk duan që të paguhen para punëtorësh me donacionet e dhëna.

Në vend të kësaj, donaconet kanë ardhur më së shumti nga amerikanët nëpërmjet grupit të Notre Dame de Paris.

Këtë muaj janë dhënë 4 milionë dollar për të rindërtuar katedralen. Paratë do të ndihmojnë për të paguar rrogat e 150 punëtorëve që janë aty për të rindërtuar Katedralen.

Disa nga familjet më të pasura dhe të fuqishme franceze por edhe kompani premtuam më shumë se 1 miliardë dollar në kohën kur zjarri ende digjte katedralen.

Por Finot thotë se asnjë nga këto para nuk është parë deri tani dhe donatorët duan të shohin kontratat.

Në fakt, puna vazhdon që prej javësh, ditë e natë. Punëtorët po pastrojnë pluhirin që është vlerësuar në 300 tonë dhe për të hequr material të djegur nga catia. Parlamenti franzez po debaton mbi ndryshimet ligjore dhe rregullat e punës për të shkuar te restaurimi dhe të bëhet e mundur që të paguhen punëtorët.

Ndërkohë që ata debatojnë, grupet e ndihmës po japin para për rrogat e punëtorëve.

Miqtë e Notre Damë filluan në 2017. Michel Picaud tha se 90 përqind e donacioneve kanë ardhur nga donator amerikanë. Ai sapo është kthyer nga një udhëtim në Nju Jork.

'Amerikanët janë shumë bujarë për Notre Dame dhe monumenti është shumë i dashur në Amerikë. 6 nga 11 anëtarë të bordit janë rezidentë në SHBA', thotë Picaud.

Presidenti franzez Macron tha se puna duhet të mbyllet brenda 5 viteve. Por kritikët kanë thënë se ky qëllim është shumë ambicioz.

Olivier de Challus është një nga guidat e katedrales dhe ekspert arkitekture. Ai tha se një nga arsyet që donatorët e pasur francezë nuk i kanë dhënë ende paratë, është se nuk dihet shumë deri tani për punën e rikonstruksionit. Ai tha se ekspertët po përpiqen të gjejnë sesa është dëmi i shkaktuar te objektet e vjetra dhe nëse struktura është solide.

'Nuk ka rëndësi nëse donatorët e mëdhenj nuk kanë paguar ende sepse vendimet më të mëdha arkitekturore do të merren ndoshta në fund të vitit 2020' tha ai. Dhe sipas tij, shuma më e madhe e parave do të duhet po atë vit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.37666821479797
array(1) { ["section"]=> string(116) "asnje-cent-nga-donatoret-e-medhenj-per-notre-dame-nga-ka-ardhur-shumica-e-parave-per-rindertimin-e-katedrales-169509" }