Asnjë fjalë për Marko Bellon, socialistet e ‘orëve të para’ iu kthehen kolegëve në PS: Nuk keni as zemër, as mendje e as respekt. Turpi ju mbuloftë!

Publikuar tek: politike, më 09:49 05-12-2020 Asnjë fjalë për Marko Bellon, socialistet e ‘orëve të para’ iu kthehen kolegëve në PS: Nuk keni as zemër, as mendje e as respekt. Turpi ju mbuloftë! Eva Allushi - Edlira Haxhiymer - Marko Bello

Marko Bello, politikan, diplomat, gazetar e profesor i njohur u nda nga jeta dje, në moshën 59 vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19, në Turqi ku po kurohej prej 23 ditësh.

Reagimet për të ishin të shumta, të shumta nga personalitete dhe aktorë publikë që kishin punuar dhe e kishin njohur Bellon, por të pakta nga socialistët, njerëzit me të cilët ai bashkëpunoi për shumë vite.

Madje, drejtuesit më të lartë të PS ose u mjaftuan me disa mesazhe shabllonë, ose nuk reaguan fare. Një prej tyre ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili edhe sot nuk ka bërë asnjë homazh publik për Marko Bellon.

Për këtë, kanë reaguar dhe dy socialiste “të orëve të para”, të cilat i quajnë ish-kolegët në PS “shpirt vrerosur”.

“Cilet jeni ju mor burra qe nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj te vrerosur kushedi perse, nje ngushellim njerezor???!!!! Ne cilat hone te thella ju ka humbur njerezilleku.

 Cili inat ju ka vene perfund e ju ka cuar  ne humbetira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt??  Inati per te poseduar cfareeeeeee???? Nje grusht ajer? Apo nje grusht dhe?!!!!”, shkruan Eva Allushi, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe ish-drejtuese e gazetës Zëri i Popullit.

Ky reagim i Allushit ështëë mbështetur dhe nga kolegia tjetër socialiste Edlira Haxhiymeri, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe pedagoge e njohur. “Lëre e mos e kërko ngushëllimin e tyre! Ata nuk kanë as zemër, as mendje, as mirënjohje, as respekt! Për më tepêr, ata të ndotin me fjalët e tyre. Turpi i mbuloftë”, shkruan Haxhiymeri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha bisedë telefonike me kuksianin që rri në Angli: Do vijmë të votojmë që ta rrëzojmë atë qeveri (VIDEO)
Basha takim me fermerët në Kukës: Gjërat do të ndryshojnë, ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione »
Article Logic
Execution time: 0.010223150253296
array(1) { ["section"]=> string(148) "asnje-fjale-per-marko-bellon-socialistet-e-oreve-te-para-iu-kthehen-kolegeve-ne-ps-nuk-keni-as-zemer-as-mendje-e-as-respekt-turpi-ju-mbulofte-230251" }