Asnjë gjurmë nga 15- vjeçarja e rrëmbyer, arrestohet një tjetër person (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 10-09-2018 Asnjë gjurmë nga 15- vjeçarja e rrëmbyer, arrestohet një tjetër person (EMRI) Policia Bulqize

Prej 5 ditësh,15-vjeçarja nga Bulqiza vijon të jetë ende e zhdukur, ndërsa policia ka arrestuar personin e 4, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë rrëmbyër atë nga familja dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen.

Ndërkohë mësohet se prej datës 5 shtator nuk ka asnjë informacion nga 15-vjeçarja me iniciale M.K.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi Edison Dangri, 21 vjeç nga Bulqiza, i cili në bashkëpunim me shtetasin F.T(i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodhedhin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe", sqaron policia. 

Tre ditë më parë poolici arrestoi edhe  Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

 Ndërsa në kërkim vijon të jetë ende 30-vjeçari me iniciale F.T, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, mësohet se 30-vjeçari F.T dhe personi i arrestuar sot, Edison Dangri hynë në banesë dhe rrëmbyen vajzë, ndërsa personat e tjerë kërcënuan gruan që të tërhiqte denoncimin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095530033111572
array(1) { ["section"]=> string(80) "asnje-gjurme-nga-15-vjecarja-e-rrembyer-arrestohet-nje-tjeter-person-emri-133837" }