‘Asnjë hakmarrës nuk e zhbën kontributin e Henri Çilit, ai është nxënësi im brilant’

Publikuar tek: aktualitet, më 23:35 28-02-2020 ‘Asnjë hakmarrës nuk e zhbën kontributin e Henri Çilit, ai është nxënësi im brilant’ Autori i shkrimit, Preç Zogaj

Shkruan Preç Zogaj:

Nuk besoj.

Nuk do ta besoj derisa një vendim gjykate i formës së prerë të ketë provuar akuzat.

Kam dyshimet e mia serioze te drejtësia tranzitore, as vjetër, as e re, më e keqe se e vjetra në mjaft raste të provuara. Ajo që kacavirret për të shqyer xhepa apo për të çjerrë fate njerëzore, herë e ndërsyer e herë me iniciativë, duke shpresuar se mund t’i konvertojë prangat në duart e kundërshtarëve, opozitarëve dhe njerëzve të lirë në biletë kalimi në brigjet e drejtësië se re.

Do ta ndjekim nga afër kalvarin e Henri Çilit.

Ai është nxënësi im brilant në profesionin e gazetarit.

Ai është miku dhe kolegu im.

Ai ka ndërtuar nga hiçi, me fuqinë e një vizionari liberal, pa marrë asnjë qindarkë nga shteti, Universitetin me të madh privat në Shqipëri, UET-in.

Ai sponsorizon, pa asnjë qindarkë nga shteti, çmimin me të madh letrar në vend, dy-tre herë me të madh se çmimet e qeverisë (të cilin unë nuk e kam fituar ndonjëherë).

Ai është një ndër botuesit kryesorë në vend dhe investon prej shume vitesh, si pakkush, për promovimin e ideve liberale të zhvillimit.

Zero tenderë, zero leje ndërtimi, zero financime nga qeveritë, zero diploma false.

Gjithçka me punën e tij në një mjedis shumë të vështirë për biznesin.

Të gjitha këto e plotë të tjera si këto nuk i zhbën e nuk i cenon asnjë hakmarrës, asnjë kunat, madje asnjë vëlla i tij, madje as shkujdesjet e vetë Henrit. /Gazeta Liberale

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086538791656494
array(1) { ["section"]=> string(88) "asnje-hakmarres-nuk-e-zhben-kontributin-e-henri-cilit-ai-eshte-nxenesi-im-brilant-196836" }