“Asnjë ish i dënuar në funksione publike, ata që janë pezullohen”, Këshilli i Ministrave miraton ”Severinon”

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 16-09-2015 “Asnjë ish i dënuar në funksione publike, ata që janë pezullohen”, Këshilli i Ministrave miraton ”Severinon” Ermonela Felaj, Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin

Të gjithë personat të cilët më parë kanë qenë të dënuar nuk do kenë më asnjë mundësi punësimi në shtet.

Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi se Këshilli i Ministrave ka miratuar ligjin italian “Severino”: “Ligji për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krime të rënda me dashje të formës së prerë”.

“Ky ligj i jep zgjidhje debatit për dekriminalizimin. Në bazë të ligjit Severino, qeveria shqiptare i jep votuesve mundësinë të njihen me të kaluarën e secilit kandidat. Asnjë individ që në të kaluarën e tij është dënuar në ndonjë gjykatë të huaj apo vendase për krime të qëllimshme apo me dashje të formës së prerë nuk do të ushtrojnë funksione publike”, tha ministrja Felaj.

“Ndalohet të zgjidhen deputetë, këshilltarë bashkie, apo në funksione parlamenti të gjithë personat e dënuar brenda apo jashtë  vendit”, theksoi ministrja ndërsa tha se ata të cilët rezultojnë të zgjedhur e emëruar tashmë, do të pezullohen nnga detyra.

“Në rast se do rezultojë se ata janë zgjedhur a emëruar ata do pezullohen”, deklaroi ministra ndërsa përcaktoi:

"Sa i takon personave të dënuar për vepra penale të rënda, nuk do ushtrojnë funksione publike përjetë.

Të tjera si korrupsioni- 20 vjet, dhe 10 vjet për ata që kanë marrë burgim jo më pak se dy vjet “.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haki Çako jep detajet e operacioneve anti-kanabis në Shqipëri, sa u kapën, sa policë punuan dhe sa kushtoi në para
Përmbytjet, gazetari i Shkodrës thirrje kolegëve për bojkot të OSBE: Thërrasin gazetarë nga Tirana që s’ja kanë idenë »
Article Logic
Execution time: 0.01243782043457
array(1) { ["section"]=> string(108) "asnje-ish-i-denuar-ne-funksione-publike-ata-qe-jane-pezullohen-keshilli-i-ministrave-miraton-severinon-20925" }