'Asnjë rast me mutacionin anglez', Silva Bino zbulon marrëveshjen me shtetin ku dërgohen mostrat për ekzaminim

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 27-01-2021 'Asnjë rast me mutacionin anglez', Silva Bino zbulon marrëveshjen me shtetin ku dërgohen mostrat për ekzaminim

Rastet me mutacionin anglez të koronavirusit janë shënuar në shumicën e shteteve të botës.  

Një rast u shënua sot në Maqedoninë e Veriut, duke iu afruar vendit tonë, i cili deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur raste.

Këtë e konfirmoi edhe Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino.  Ajo pranoi se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID. Bino u shpreh se janë hetuar disa raste për të cilat ka pasur indicie por kanë rezultuar negativë.

Bino theksoi se për çdo dyshim, mostrat do të dërgohen në Spanjë, pasi vendi jonë ka marrëveshje.

Ne nuk mohojmë kategorikisht që nuk kemi raste të mutacioneve në vendin tonë. Ne kemi hetuar disa raste për të cilat kemi pasur indicie dhe nuk kemi gjetur. Përdorëm një metodë që të ndihmon në identifikimin e një virusi që nuk është i zakonshëm”, 

“Ne nuk kemi kapacitetin që të testojmë në masë. Po testojmë akoma. Për çdo dyshim që kemi mostrat mund t’i çojmë në Spanjë sepse kemi një marrëveshje. Ne duhet të përpiqemi ta ndalojmë pandeminë. këtu ku jemi dhe të mos kemi më raste. Pati një lloj relaksi pasi filloi vaksinimi dhe u duk sikur epidemia iku. Por do duhet kohë që epidemia të ikë”, tha ajo për Abc News.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Tiranës detyron ‘të fortin’ e lagjes të vendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur (FOTO)
Këshilli i Ministrave miraton vendimin: 705 vende të lira në administratë (KATEGORITË) »
Article Logic
Execution time: 0.013647079467773
array(1) { ["section"]=> string(114) "asnje-rast-me-mutacionin-anglez-silva-bino-zbulon-marreveshjen-me-shtetin-ku-dergohen-mostrat-per-ekzaminim-236645" }