Asnjë viktimë dhe 66 raste të reja, Covid-19 'nën kontroll' në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 14:14 22-09-2020 Asnjë viktimë dhe 66 raste të reja, Covid-19 'nën kontroll' në Kosovë

Asnjë viktimë nuk është raportuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 503 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 66 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 615 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.208.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010951042175293
array(1) { ["section"]=> string(73) "asnje-viktime-dhe-66-raste-te-reja-covid-19-nen-kontroll-ne-kosove-221248" }