Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 14:36 21-10-2020 Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)

Asnjë viktimë nga Covid-19 ditën e sotme në Kosovë.

Nga 974 persona të dyshuar me Covid-19, kanë rezultuar pozitivë me Covid 124 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 657 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.263.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me 7 kile drogë dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona në Greqi, mest tyre një shqiptar 37-vjeç
Plas SKANDALI: Zhduken mbi 2 MILIONË euro në Thesarin e Shtetit, gjysma dalin jashtë Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.010848045349121
array(1) { ["section"]=> string(100) "asnje-viktime-nga-covid-ne-kosove-bie-numri-i-te-infektuarve-gjate-24-oreve-te-fundit-shifrat-224585" }