‘Asnjëherë mos e humb shpresën’, Behgjet Pacolli sugjeron filmin e bujshëm nga karantina: Kam derdhur lot kur e kam parë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:20 02-04-2020 ‘Asnjëherë mos e humb shpresën’, Behgjet Pacolli sugjeron filmin e bujshëm nga karantina: Kam derdhur lot kur e kam parë Pacolli

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli në këtë periudhë që është i izoluar në shtëpi prej Covid-19 ka gjetur kohë të lirë për të parë një nga filmat që po bën xhiron në rrjet “Mrekullia në qelinë e 7”.

 

Ndërsa ka rekomanduar për të gjithë ndjekësit që ta shohin, bën me dije se është përlotur teksa  e ka parë. “Edhe unë, si shumica e njerëzve këtu, kam derdhur lot gjatë filmit. Është njerëzore. Filmi është shumë i bukur për ata që kanë ndjenja”, shkruan Pacolli në koment.

Më tej në postim ai shkruan se mesazhi i bukur që ka ky film që i ka lënë mbresa është: Asnjëherë mos humb shpresën.

“Kur ne jemi të gjithë në shtëpi këto ditë, po kemi edhe kohë të lirë. Unë, përveç të tjerave, kam shikuar filmin turk "Mrekullia në qelinë e 7", të cilën e rekomandoj shumë. Mesazhi është i bukur: Asnjëherë mos humb shpresën!

rrrrreerere.jpg


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086209774017334
array(1) { ["section"]=> string(123) "asnjehere-mos-e-humb-shpresen-behgjet-pacolli-sugjeron-filmin-e-bujshem-nga-karantina-kam-derdhur-lot-kur-e-kam-pare-201087" }