"(Aspak) I dashur Babagjysh Edi Rama..." Gazetari letër kryeministrit për një arsye MADHORE

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:02 31-12-2017

(Aspak)I  dashur Babagjysh Edi Rama...

Kështu e nis letrën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama gazetari Genti Minga, i cili i shkruan shefit të qeverisë për fëmijët që marrin ndihmë sociale. Sipas gazetarit, këta fëmijë me aftësi ndryshe ose nuk e kanë marrë fare ndihmën këtë vit ose një pjesë kanë marrë vetëm gjysmën.

E PLOTË- Çfarë shkruan Genti Minga:

(Aspak) i dashur Babagjysh Edi Rama,

Femijet qe marrin ndihme sociale per shkak te aftesive te tyre ndryshe kete fundviti ose nuk e kane marre fare kete ndihme, ose nje pjese ka mundur te marre vetem gjysmen. Eshte nje feste kur ne te kundert, keta femije duhet te merrnin dyfishin e parave qe marrin muajt e tjere te vitit, nderkohe qe i keni braktisur ne menyren me te shemtuar. Nuk kam asnje mallkim apo fyerje per ju dhe njerezit qe punojne per ju, pasi besoj qe nese keni minimumin e njerezillekut thjesht ky fakt ne vetvete do ju bej t'ju vije turp per veten dhe te mallkoni veten. Por ne rast se ajo gjeja e bardhe qe merrni jua ka ngordhur edhe neuronin e fundit pergjegjes per ndergjegjjen, atehere do te ndjeja me teper keqardhje per ju sesa per keta femije qe kane lindur ne vendin e gabuar. Gezuar festat!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032719850540161
array(1) { ["section"]=> string(91) "aspak-i-dashur-babagjysh-edi-rama-gazetari-leter-kryeministrit-per-nje-arsye-madhore-105023" }