Aspirina jo vetëm qetësuese dhimbjesh, por kryen dhe një sërë funksionesh mahnitëse

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:30 08-08-2016 Aspirina jo vetëm qetësuese dhimbjesh, por kryen dhe një sërë funksionesh mahnitëse

Aspirina përdoret për lehtësimin e dhimbjeve në organizëm, por jo vetëm. Nëse e tresim dhe e përziejmë me disa përbërës të tjerë, ajo ka efekte të mrekullueshme në pastrimin e akneve të fytyrës.

Nëse keni probleme me lëkurën, skuqje, akne etj, provoni maskën me aspirinë. Përbërësi kryesor tek aspirina është i ngjashëm kimikisht me acidin salicilik, që ndihmon për pastrimin e fytyrës.

Mjafton ta përzieni aspirinën me tre përbërës të tjerë (që gjenden në kuzhinat e të gjithëve) për të krijuar një trajtim për pastrimin, zbutjen dhe shkëlqimin e fytyrës.

Për këtë duhen:

4-5 kokrra aspirina

1-2 lugë gjelle ujë të vakët

Mjaltë ose kos (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Përzieni aspirinën me ujin për të formuar pastën. Nëse doni një maskë më të trashë, shtoni mjaltë, nëse e doni më të lëngshme, shtoni kos. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Hiqeni atë me ujë të vakët.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022969961166382
array(1) { ["section"]=> string(88) "aspirina-jo-vetem-qetesuese-dhimbjesh-por-kryen-dhe-nje-sere-funksionesh-mahnitese-49165" }